Moska paralajmëron “spiralën e re të tensionit”
I pyetur në lidhje me vendimin e Presidentit Biden për të lejuar Ukrainën të godasë Rusinë me raketa me rreze të gjatë të furnizuar nga SHBA, zëdhënësi i Presidentit Putin, Dmitry Peskov tha se Kremlini “i kishte vënë re këto raporte”.
“Nëse një vendim i tillë është marrë,” shtoi ai, “do të thotë një spirale krejt e re tensioni dhe një situatë krejt të re në lidhje me përfshirjen e SHBA në këtë konflikt”.
Peskov akuzoi administratën Biden se “i ka hedhur benzinë zjarrit dhe ka vazhduar të nxisë tensionin rreth këtij konflikti”.
Udhëheqësit perëndimorë argumentojnë se është Rusia ajo që e filloi këtë luftë me pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës – dhe se është Moska ajo që tani po përshkallëzon konfliktin duke vendosur mijëra trupa të Koresë së Veriut në zonën e luftës për të luftuar përkrah forcave ruse.
Fraksion.com