Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga vajza paraqitet në SPAK: Erdha të marr dosjen
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është paraqituar sot në SPAK. Ajo shoqërohej nga vajza e saj e madhe Bora Meta.
Kryemadhi u shpreh shkurt për mediat se “erdhi të marrë dosjen për nesër”, kur parashikohet të zhvillohet seanca në apel për masën e sigurisë për të dhe ish-Presidentin Ilir Meta.
Më 2 nëntor Kryemadhi ankimoi masën e sigurisë duke nisur në GJKKO kërkesën e saj përmes postës. Po kështu më 4 nëntor avokati i ish-Presidentit Ilir Meta dorëzoi ankimimin kundër vendimit të arrestit me burg.
Fraksion.com