Ish deputeti i PS, Armando Prenga paraqitet në SPAK
Ish deputeti i Partisë Socialiste, Armando Prenga doli nga ambientet e SPAK pas rreth 40 minutave dëshmi.
Ai tha se është thirrur për çështjen e “21 janarit”.
“Jam thirrur për 21 janarin, si person që kam dijeni”, tha Prenga.
Për këtë çështje ku mbetën të vrarë 4 persona po pyeten ish deputetë dhe politikanë të tjerë.
Fraksion.com