AktualitetPolitikëTë fundit

“Doli skenari i opozitës, po bllokoni dëshminë e Beqajt për…”, Ndreca përplaset me Vokshin: Po si e lejove aman, shokun tënd e solle me pranga

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up, Albana Vokshi është përplasur me deputetin e PS, Pralent Ndreca, ku pjesë e debatit u bë edhe Ilda Dhori.

Dhori: Beqaj është në liri, doni ta ftoni brenda, por është në kushte komode. I bëtë pritje madhështore, është më mirë se në ambientet e burgut. Të tillë si Beqaj janë vegla në dorën e Ramës, janë të përdorur prej tij, ai është koka. Duhet të vijë të dëshmojë. Vila Nushin vazhdon ta mbrojë deri në fund.

(Tregon foton e Ramës dhe Vilma Nushit, reagon mazhoranca)

Dhori: Qëllimi i këtij komisioni nuk mund të arrihet pa ardhur Rama dhe Nushi, duhet të jenë këtu dhe të japin dëshminë e tyre para komisionit për taksat dhe shëndetësinë që marrin sot shqiptarët. Atë nënqeshjen për orët e fundit të këtij komisioni mos krijoni iluzioni se do jetë ky fundi i këtij komisioni. Të vazhdojmë me seriozitet, është domosdoshmëri thirrja e këtyre dëshmitarëve.

Vokshi: Një foto e Ramës kërcyet gjithë përpjetë, përmbahuni, një foto ishte…

Ndreca: Doli skenari i opozitës, po bllokoni dëshminë e Beqajt, po kushtëzoni hyrjen e tij që ka 29 orë që pret, për dëshmitarë të pamiratuar në këtë komision që nuk janë në rend dite.

Vokshi: E ka merituar Gjykata Kushtetuese.

Ndreca: Si ka merituar njeri, doni të bëni pjesën tuaj politike.

Vokshi: Ju ka ikur situata nga duart dje, nuk e rregulloni dot.

Ndreca: E kemi nën kontroll, qëllimi jonë është të flasë zoti Beqaj, ju bëni përralla me mbret.

Vokshi: Po si se lejove ti aman, shokun tat e solle me pranga…

Ndreca: Nuk e kam shok, pavarësisht se mund të jetë mik i mirë, unë nuk e kam shok, jo se nuk është për t’u pasur shok, por se kam. Ti mund ta kesh se merresh vetëm me atë. Doni ta vini në litar se nuk i përballoni argumentet e tij.

Vokshi: Me hunj e drunj e latë të futej.

Ndreca: Ju po e pengoni

Vokshi: Po mos bërtit mo, ça pate të bërtiti Rama?

Fraksion.com