“Na sollët prapanicën në komision, nuk ngriheni dot mbi këtë nivel”, Korreshi i përgjigjet Metajt: Herë tjetër do flas për Noc Rrokun e…
Në nisje të komisionit opozita kërkoi zgjatjen e afateve me qëllim marrjen në pyetje të kryeministrit Edi Rama dhe Vilma Bushi.
Deputeti Saimir Korreshi u shpreh se kreu i qeverisë duhet të pranojë se “nuk ia mban prapanica të vijë në komision” pasi ka frikë.
Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e Ilir Metajt, i cili u shpreh se opozita nuk mund ta ngrihet mbi nivelin e prapanicës pasi e kanë vërtetuar me fjalë dhe vepra.
Ndërkohë Korreshi u shpreh se herë tjetër do të flasë vetëm për Noc Rrokun, referuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama.
“Herë tjetër do flas për Noc Rrokun e do bilbilos”, tha ai.
Fraksion.com