AktualitetPolitikëTë fundit

Debatet te Sterilizimi, Vokshi i mbyll mikrofonin, deputeti i PS: Ça të duket vetja ty?! Demokratja: Kur të vijë radha ta jap fjalën. Vetëm me të nuk e kam personale

Debatet në Komisionin hetimor për koncesionin e Sterlizimit. Deputeti i PS-së Ilir Metaj ka kërkuar fjalën, por kryetarja e komisionit Albana Vokshi i ka mbyllur mikrofonin dhe nuk e ka lejuar të flasë.

Me gjithë edhe këmbënguljen e kolegëve të Metaj, Vokshi ka thënë se do ia japë fjalën kur të ketë radhën, duke i kaluar radhën deputetit të PS Ilir Pendavinji. Nga ana tjetër socialistët e kanë quajtur spikere dhe e kanë marrë personale ndaj Metajt, i cili gjithashtu ka reaguar.

Metaj: Ça të duket vetja ty?

Ndreca: E ke personale.

Vokshi: Kur të vijë radha do e marrësh fjalën. Nuk e kam personale. Vetëm me atë s’mund ta kem personale. Me çdo tjetër mund ta kem, vetëm me atë jo.

 

Fraksion.com