AktualitetBota+Të fundit

Kur ra Muri: Nata e nëntorit që ndryshoi historinë

Nga Marcel Fürstenau

 

Si erdhi deri te shembja e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989? Një konferencë shtypi, një deklaratë e papritur dhe një natë që ndryshoi botën.

Muri i Berlinit ishte simboli i ndarjes mes Lindjes dhe Perёndimit, mes komunizmit dhe kapitalizmit: Muri i ngritur nё Berlin mё 1961 nga regjimi diktatorial i Republikës Demokratike të Gjermanisё (RDGJ). Pjesa perёndimore ishte njё zonё 155 km e rrethuar me beton e tela me gjemba, por megjithatё njerёzit nё kёtё zonё mund tё lёviznin anё e mbanё tё lirё. Berlini Perёndimor ishte, pra, njё ishull i lirisё nё mes tё territorit tё RDGJ-sё komuniste.

Nё tё kundёrt, pёr shumicёn e gjermano-lindorёve qё ishin kaq pranё Perёndimit pёr dekada, Berlini Perёndimor ishte si toka e ёndёrruar. Kjo ndryshoi rrufeshёm mё 9 Nёntor 1989, kur nё njё konferencё shtypi tё transmetuar drejtpёrdrejt nё televizion nё Berlinin Lindor u shpall ligji i ri pёr udhёtimet jashtё vendit. Nё bazё tё kёtij ligji do tё lejoheshin edhe udhёtimet nё Perёndim – ligji hynte nё fuqi menjёherё!

Pamjet e njerёzve duke brohoritur nё kalimet e hapura kufitare nё Berlin u pёrhapёn nё mbarё botёn. Ato shёnuan nё mёnyrё emocionuese fundin faktik tё ndarjes gjermane. Njё vit më pas, mё 3 Tetor 1990, vendi i ndarё politikisht pas fundit tё Luftёs sё Dytё Botёrore festoi ribashkimin. Kjo ngjarje historike botёrore u bё e mundur vetёm pasi ranë dakord katёr fuqitё fituese tё luftёs: aleatёt perёndimorё demokratё SHBA, Britania e Madhe dhe Franca nga njёra anё, dhe Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) nga ana tjetёr.

Günter Schabowski, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të SED-së dhe Sekretar i Parë i SED-së për Berlinin, në një moment serioz gjatë konferencës së shtypit më 9 nëntor 1989.
Konferenca e shtypit e Günther Schabowskit, Berlini Lindor, 9.11.1989: Në këtë konferencë, Schabowski shpalli hapjen e kufirit, duke shënuar fillimin e procesit të ribashkimit të Gjermanisë pas rënies së Murit të Berlinit. Kjo ngjarje historike shënoi kthesën e madhe në natën e 9-10 nëntorit 1989.Fotografi: picture-alliance/dpa

Fjalёt magjike “Glasnost” und “Perestroika”

Vendimtare pёr kёto ndryshime ishin lёshimet qё pati bёrё kreu i atëhershëm i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov, i cili mori e mori pushtetin në Moskë nё vitin 1985. I kёtij mendimi ёshtё drejtori i memorialit Muri i Berlinit, Axel Klausmeier.  Ai thekson se politika e hapjes (Glasnost) e Gorbaçovit dhe ajo e rinkonstruktimit (Perestroika) shёnuan shkёputjen prej sё ashtuquajturёs “Doktrina Brezhnjev”, qё pёrcaktonte, se vendet europiane tё bashkuara nё “Traktatin e Varshavёs” nuk duhej tё devijonin nga kursi, qё përcaktonte Kremlini.

Klausmeier fundin e kёsaj dogme e pёrshkruan pёrmbledhtas: “Çfarёdo qё tё ndodhё nё shtetet vёlla socialiste, kёto shtete janё vetë pёrgjegjёse pёr vetveten”. Ndryshe nga dekadat e mёparshme, sovjetikёt nuk ndёrhynё, kur nё Poloni, Hungari e nё RDGJ u shtuan lёvizjet pёr reforma. Para erёs sё Gorbaçovit lёvizjet pёr liri nё vendet e Bllokut Lindor ishin mposhtur brutalisht prej BRSS-sё: Në vitin 1953 nё RDGJ, në 1956 nё Hungari dhe nё 1968 nё Çekosllovaki.

Një grup i madh qytetarësh nga Berlini Perëndimor është mbledhur para Murit të Berlinit më 11 nëntor 1989, duke parë rojet kufitare të Gjermanisë Lindore teksa shembin një pjesë të murit për të krijuar një pikë të re kalimi mes Berlinit Lindor dhe Perëndimor, pranë Sheshit Potsdamer.
Pas 9 Nёntori blloqet e betonit nga Murii Berlinit hiqeshin nga dita nё ditё, fotografi e marrё mё 11 nёntor 1989 pranë “Potsdamer Platz” Fotografi: Getty Images/AFP/G. Malie

Fundi i monopolit të pushtetit në Poloni

Mbrojtёsit e tё drejtave tё njeriut nё mbarё Europёn Lindore ndiheshin tё inkurajuar pёr tё imponuar edhe nё vendet e tyre Glasnostin dhe Perestroikёn. Nё Poloni, nё verёn e vitit 1988, pati kontakte mes udhёheqjes komuniste dhe sindikatave Solidarnost, tё ndaluara zyrtarisht. Njё etapё e rёndёsishme nё kёtё rrugё ishin edhe zgjedhjet parlamentare nё Poloni nё qershor 1989, ku pёr herё tё parё u lejuan edhe kandidatё tё opozitёs. Megjithatё pushtetarёt qё qeverisnin prej dekadash paraprakisht u kujdesёn qё tё fitojnё dy tё tretat e votave.

Edhe nё vende tё tjera u shtuan shenjat pёr njё kthesё. Nё Hungari qeveria nё maj pati nisur tё heqё komplekset e vrojtimit nё kufirin me Austrinё. Nё kёtё mёnyrё u hap rruga drejt lirisё nё kёtё pjesё tё Perdes sё Hekurt. Qindra qytetarёt tё RDGJ-sё pёrmes kёsaj rruge u larguan nga vendi i tyre.

Njёkohёsisht nё verёn e vitit 1989 disa mijёra gjermano-lindorё u strehuan nё ambasadat perёndimore nё vendet e Europёs Lindore. Pakёnaqёsia rritej dita ditёs e bashkё me tё edhe presioni ndaj regjimit tё RDGJ-sё nё Berlinin Lindor. Nga shtatori nё qytetin e panaireve. Leipcig, çdo tё hёnё dhjetra mijёra qytetarё protestonin nё rrugё. Kulmin e shёnoi marshimi mё 9 tetor, kur dolёn nё rrugё 70.000 vetё duke protestuar paqёsisht pёr tё kёrkuar ndryshimin nё RDGJ.

Një pankartë e kuqe mbi një gardh afër Reichstagut. Në ekspozitë janë shkruar fjalë, Faleminderit Gorbaçov!
Danke Gorbi! Faleminderit Gorbi, Një falenderim për Gorbaçovin, që luajti rolin kryesor në rënien e Murit të Berlinit. Fotografi: Marina Konstantinova/DW

“Ne kemi fituar”

Parrullat e demonstruesve ishin „Ne jemi populli!” dhe “Jo dhunё!”. Meqёnёse nuk dihej si mund tё reagonte regjimi i RDGJ-sё, frika ishte jashtёzakonisht e madhe, siç i kanё pohuar shumё dёshmitarё tё kohёs drejtorit tё Memorialit tё Murit tё Berlinit, Klausmeier. Pёrderisa nuk pati ndёrhyrje kundёr kёsaj demonstrate, edhe opozita pati ndjesinë:„Ne kemi fituar.”

Mё 9 Nёntor mё nё fund arriti pika kulmore: Günter Schabowski, kryetari i Partisё sё Bashkuar Socialiste (SED) nё Berlinin Lindor shpalli ligjin e ri pёr udhёtimet jashtё shtetit. Me këtë deklaratë, ai pa dashje shkaktoi rrëzimin e Murit të Berlinit dhe hapi rrugën për ribashkimin./Dw

 

Fraksion.com