“Mos u shit për dy leje ndërtimi për djemtë”, Bardhi sulmon Presidentin Begaj: Ndalo përfshirjen e ambasadorëve në takimet e PS
Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike ka folur me tone të ashpra për Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Më tej demokrati paralajmëroi Begajn duke thënë që të mos shitet për dy leje ndërtimi.
“Ju guxuat futët Policinë e Shtetit. Sollët policinë në Kuvend, dhe i thoni gjykatave që s’paskan të drejtë të hyjnë në veprimtarinë e Kuvendit. Zotëria detyroi Policinë e Shtetit që të referojë në Prokurori deputetët e opozitës. Ç’punë ka policia me deputetët e opozitës në sallën e kuvendit? Ç’punë ka? Ndërkohë gjykata s’paska punë çfarë bëni ju? Presidenti nuk gëzon asnjë respekt nga opozita për sa kohë sillet si ushtar i Ramës. Ambasadoret të mos bëjnë fushatë për Partinë Socialiste, sepse e kanë të ndaluar me ligj.
Së parë të ndalë përfshirjen e ambasadorëve në fushatë. Presidenti kur shkon në vizita qark më qarqe s’duhet t’i këtë në krah.
Kur shkon për vizita në qarqe ka në krah përfaqësues të PS-së. Presidenti të mos shitet për dy leje ndërtimi për të ndërtuar për dy djemtë e tij. Ky është paralajmërimi im për Begajn.”, tha Bardhi.
Fraksion.com