AktualitetPolitikëTë fundit

“Ministri i Brendshëm ushtar i bandave të Durrësit, Proda ushtar i bandave të Elbasanit”, Bardhi: Pse nuk kam respekt për presidentin

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka hedhur akuza të rënda në drejtim të ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha.

Bardhi tha se Hoxha është “ushtar i bandave të Durrësit”. Ai u shpreh se drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda është “ushtar i bandave të Elbasanit”. Më tej, Bardhi tha se opozita nuk ka respekt për presidentin, sepse është ushtar i kryeministrit Edi Rama.

Gazment Bardhi: Zotëria, ministri i Brendshëm ushtar i bandave të Durrësit detyroi Policinë e Shtetit që të referojë në Prokurori deputetët e opozitës për veprimtarinë e tyre. Ç’punë ka Ilir Proda, ushtari i bandës së Elbasanit.

Presidenti i Republikës nuk gëzon asnjë respekt nga opozita sa kohë sillet si ushtar i rëndomtë i kryeministrit. Ambasadoret të mos bëjnë fushatë për Partinë Socialiste, sepse e kanë të ndaluar me ligj.

 

Fraksion.com