Trump pranë fitores – Ai fiton në disa shtete “swing”
(E akt.) Trump doli para përkrahësve në Florida, i pritur para përkrahësve që thërrisnin “SHBA”, “SHBA”.
Në zgjedhjet presidenciale në SHBA, kandidati republikan Donald Trump fitoi edhe në Pensilvani, shtetin vendimtar “swing- të pavendosur me 19 zgjedhës të Kolegjit Zgjedhor, sipas “Edison Research”. Më parë ai arriti fitoren në Xhorxhia dhe Karolinën e Veriut dhe i afrohet kështu shumë rikthimit për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Kjo nënkupton goditje të rëndë për kandidaten demokrate, Kamala Harris. Me fitoren në Xhorxhia dhe Karolinën e Veriut Trump arrin në 243 zgjedhës të Kolegjit Zgjedhor, dhe i duheshin vetëm 27 zgjedhës për të arritur numrin e kërkuar, 270.
Ekipi zgjedhor i kandidates demokrate, Kamala Harris u shpreh në natën zgjedhore, se kandidatja Harris nuk do të shprehej më. Deri në orët e mesnatës, Harris kishte arritue vetëm 194 zgjedhës.
Ndërkohë televizioni konservator, Fox News si e vetmja media e shpalli Trump fitues. Pas tij edhe kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Mike Johnson shpall Trump si fituesin e zgjedhjeve presidenciale. “Donald Trump kandidatë ynë është tani President”, tha ai. Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve do të jenë gati të zbatojnë axhendën e Trump “Amerika e para”.
Fitorja e afërt nga Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA shkaktoi reagime në Gjermani. Sipas bashkëkryetarit të SPD, Lars Klingbeil, kjo fitore ka pasoja të mëdha në pjesën tjetër të botës. “Ky rezultat i zgjedhjeve nga SHBA do të ndryshojë botën”, tha Klingbeil në Deutschlandfunk të mërkurën. “Gjermania tani duhet të marrë më shumë përgjegjësi në Evropë dhe gjithashtu në botë. Do të ketë një debat për Gjermaninë nëse duhet të marrë më shumë përgjegjësi për Ukrainën. “Unë mendoj se duhet ta bëjmë këtë si Gjermani”, tha kreu i SPD.
Trump votoi në Florida
Pas një gare intensive thuajse pikë më pikë mes rivalëve ish-presidentit republikan Donald Trump dhe nënpresidentes aktuale demokrate Kamala Harris në SHBA u mbyllën qendrat votimit të martën. Votimet kaluan qetësisht, votuesit prisnin në radhë të gjata të jepnin votën.
Donald Trump dukej i lodhur i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Melania pasi votoi në Palm Beach në shtetin federal të Floridës deklaroi më pas, se në rast të humbjes së zgjedhjeve, ai do ta pranojë rezultatin me kusht që zgjedhjet të jenë korrekte: “Nëse i humbas zgjedhjet, nëse ato janë zgjedhje korrekte, do të jem unë i pari, që do ta pranoj rezultatin”, tha Trump pasi hodhi votën në kutinë e votimit. “Deri tani mendoj, që zgjedhjet janë korrekte”, shtoi ai duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale dhe atyre për kongresinnë SHBA.
Grafiku i numërimit të votave në kohë reale (nga 5 nëntori)
Trump gjithashtu nuk mendon, se do të ketë trazira prej mbështetësve të tij, sikurse theksoi: “Natyrisht nuk do të ketë dhunë.” SIpas tij, mbështetësit e tij e kanë të qartë, e nuk është e nevojshme ai t’ua thotë këtë. “Përkrahësit e mi nuk janë njerëz të dhunshëm”, tha ish-presidenti. As ai vet nuk do dhunë.
78 vjeçari u shpreh njëkohësisht i bindur për fitoren. “Jam shumë i sigurt. Ne kemi hyrë në garë me një avantazh të madh.” Rezultati i zgjedhjeve nuk do të jetë me diferencë të ngushtë, parashikoi Trump. Ndërkohë që sondazhet flasin për një garë të ngushtë mes tij dhe demokrates Kamala Harris.
Trump u bëri thirrje zgjedhëseve dhe zgjedhësve të tij në SHBA që të kenë durim gjatë votimeve. “Ju duhet të jepni votën, pavarësisht se sa kohë zgjat pritja. Qendroni në radhë!”, shkruan ai në platformën X. Entuziazmi i zgjedhësve është “në kulm”. Para shumë qendrave të votimit që në orët e para të mëngjesit zgjedhësit presin në radhë të japin votën.
Harris votoi para pak ditësh me postë në Kaliforni
Kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris po e ndjek procesin e votimit për zgjedhjet presidenciale nga Korpusi i Universiteti, ku ajo ka studiuar.
Universiteti Hoëard është një vend i përshtatshëm për të kaluar natën e zgjedhjeve, që mjund të jetë nata më e rëndësishme e jetës së saj. Kjo shkollë e lartë në Uashington që njihet si “Harvardi i zi”, luan një rol të rëndësishëm në biografinë e kandidates demokrate.
Qëkurse ka mbaruar studimet më 1986 nënpresidentja aktuale e SHBA-së është kthyer vazhdimisht aty në çastet më vendimtare të jetës së saj. “Universiteti Hoëard është një ndër pjesët më të rëndësishme të jetës sime”, tha ajo më 2019, kur kandidoi në zgjedhjet paraprake presidenciale për demokratët. “Atje unë për herë të parë kam kandiduar për një post” – si përfaqësuese e këshillit të studentëve. “Këtu ka nisur gjithçka.”/DW
Fraksion.com