Si e ndihmoi Elon Musk, Trump për të fituar Shtëpinë e Bardhë
Ish-presidenti Donald Trump në një fjalim para mbështetësve, vlerësoi miliarderin e teknologjisë Elon Musk si një super gjeni. Trump u tha mbështetësve të tij se shërbimi satelitor Starlink i Musk ndihmoi në shpëtimin e shumë jetësh gjatë uraganit Helene, i cili shkatërroi Shtetet e Bashkuara juglindore në tetor.
“I thashë Elon se ata kanë nevojë vërtet, shumë keq në Karolinën e Veriut. Ai vendosi në dispozicion Starlink, shumë shpejt, ishte e pabesueshme. Ai shpëtoi shumë jetë”, tha Trump.
Trump më pas e përshkroi Musk-un si një djalë të veçantë dhe një super gjeni.
“Ne duhet të mbrojmë gjenitë tona, nuk kemi aq shumë”, shtoi Trump.
Musk, i cili deri më parë përmendej si gjeni teknologjik, muaj më parë u zotua për besnikëri të plotë ndaj Trump. 53-vjeçari ka investuar kohën e tij, njohuritë operacionale dhe xhepin, që Trump të dalë fitues në këtë garë presidenciale. Një gjë e rrallë në elitën e biznesit të vendit që tradicionalisht preferon të ndikojë në politikë përmes prapaskenës. Është një qasje që është krejtësisht e ndryshme nga CEO-t, tradicionalë, ku shumë prej të cilëve janë njohur për darkat e shtrenjta, mbledhjen e fondeve ose pritjen e donatorëve në shtëpitë luksoze në Hamptons.
Komiteti i Musk që mbështet Trump, America PAC ka shpenzuar deri më tani, më shumë se 119 milion dollarë (91.6 milion £). Për më tepër, vetë kontributet e Musk e bëjnë atë një nga donatorët më të mëdhenj individualë në garën presidenciale. Disa vëzhgues, kanë vënë në dyshim motivimin e tij dhe kanë sugjeruar që Musk dhe bizneset e tij do të përfitojnë nga një marrëdhënie me Trump. Nëse Trump fiton ai ka pranuar se Musk mund të mbikëqyrë uljen e kostove në qeverinë amerikane. Edhe nëse ai nuk e bën atë detyrë saktë, Musk mund të ketë një ndikim të fortë në vendimmarrjen e administratës. Musk, nga ana e tij, ka thënë se do të ishte i hapur ndaj idesë për të udhëhequr një departament të efikasitetit të qeverisë.
Ky pozicion, thonë demokratët, mund të paraqesë një konflikt kompleks interesi, duke pasur parasysh miliarda në kontratat qeveritare që Musk ka marrë për SpaceX dhe Tesla.
Fraksion.com