AktualitetPolitikëTë fundit

Nën hetim nga SPAK? Benet Beci: Do jap dorëheqjen nga bashkia e Shkodrës, zgjidhem president i SHBA-së

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ironizon shkrimet për dorëheqjen e tij nga detyra, pas paraqitjes në SPAK dhe se tashmë është nën hetim.

Ai thotë se do të dorëhiqet nga Bashkia për t’u zgjedhur president i SHBA -së.

“Nuk e di ku dreqin e kanë marrë vesh disa portale që kam dhënë dorëheqjen se ishte sekret deri nesër! Po tani që doli po e them edhe arsyen: Nesër zgjidhem unë President i Amerikës me kërkesë të dy kandidatëve të tjerë, meqë e tregova në Shkodër se jam i pëlqyeshëm për të dyja palët”, shkroi ai ditën e djeshme.

Fraksion.com