“Korrupsioni në Universitete”, dalin sot para gjykatës 6 pedagogët dhe sekseri i universitetit të Elbasanit
Dalin sot para gjykatës 6 pedagogët e arrestuar për korrupsion pasiv në universitetin e Elbasanit.
Pedagoget e Fakultetit të Shkencave të Edukimit u arrestuan nga policia mëngjesin e së premtes teksa ishin në ambientet e fakultetit.
Njëra prej tyre ndodhej jashtë vendit dhe është shpallur në kërkim.
Prokuroria sot pritet të kërkojë masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe pezullim nga detyra për pedagogët dhe arrest me burg për sekserin Gazmend Hodo.
Arrestimi i tyre u krye në 1 Nëntor gjatë operacionit policor të koduar “Teza” që u zhvillua në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Edukimit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.
Fraksion.com