AktualitetPolitikëTë fundit

“Rama dhe Veliaj organizojnë kurthin”, deputeti i PD pas daljes nga SPAK: Po më hetojnë shtëpinë, ku jetoj prej 20 vjetësh me familjen

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani u paraqit në SPAK paraditen e kësaj të hëne.

Për gazetarët, ai u shpreh se SPAK po heton pasurinë e tij, pasi një kallëzimi që është bërë, nga një ndërtues që ai e quajti “zaptues”.

Sakaq u pyet nga gazetraja e Top Channel, Anila Hoxha për çështjen e “21 janarit”, ku deputeti tha se nuk është thirrur, ndërsa shtoi se do të paraqitet nëse thirret nga SPAK.

“Unë jam tek SPAK për një denoncim që kam bërë që nuk kam pranuar të hesht në lidhje me grabitjen e pronës publike në Tiranë. Është një pallat i ndërtuar në 2006 dhe ndërtuesi në vend të legalizonte pallatet, ka zaptuar një pronë dhe e ka legalizuar në mënyrë të paligjshme. Ky zaptues na ka zaptuar edhe kopshtet publike dhe e përdor për parkim privat. Ne si banorë iu dorëzuam me kallëzim SPAK. Kemi bërë ankesa. Kjo tokë ka qenë tokë me pronar. Meqe ne bëmë këto ankesa, iu drejtuam edhe Kadastrës. Kadastra vetë mori një vendim anuloi legalizimin. Një tokë publike nuk mund të tjetërsohet. Unë kam komunikuar edhe me kryetarin e bashkisë, edhe me vetë Edi Ramën. I kam thënë se janë marrë hapësira publike dhe janë bërë parkingje. Ka ardhur edhe vetë ministri Balla dhe ka thënë që do ta ndjekim. Tani mora vesh që ky mashtruesi paska kushëri një deputet. Rama dhe Veliaj e organizojnë kurthin dhe i thonë këtij zaptuesit kallëzoni Asllanin për pasurinë. SPAK është duke hetuar për shtëpinë time, për të cilën kam 20 vjet që jetoj atje me familjen.

Ky zaptues, Ilirjan Çela nga ka zaptuar pjesën tjetër të pallatit. Sot nënat dhe pensionistët nuk dalin dot, ndaj ne kemi bërë ankesa në SPAK. Kjo tokë e zaptuar ka qenë e pronarëve.  Kadastra vetë mori një vendim dhe anuloi legalizimin pasi ishte në kundërshtim. Meqenëse Kadastra mori këtë vendin, ne e çuam në SPAK. Gjyqi vazhdon, ndërkohë pronarët kërkojnë tokën e tyre. Edhe vetë legalizim ishte bërë në emrin e një pensionisti. Ka kontaktuar me kryetarin e bashkisë, edhe me Edi Ramën. I kam kërkuar ndihmë. Janë marrë hapësirat publike dhe janë bërë parkime.

Çfarë mora vesh tani? Që ky mashtruesi që ka zaptuar pronën tonë, të qytetarëve, çfarë bën? Paska një kushëri deputet. Rama dhe Veliaj i thonë “bëjeni kallëzim Asllanit për pasuri”.  SPAK ka për detyrë të hetojë çdo kallëzim që i vjen.

Për këtë u thirra sot në SPAK. Për shtëpinë 100 metër katror, që e kam marr në vitin 2006. Ilirjan Çela e ka bërë kallëzimin. Unë pres drejtësi, zbatim të procedurave

Nuk jam thirrur për 21 janarin, nëse më thërrasin do të vij.”, tha Dogjani.

 

Fraksion.com