AktualitetTë fundit

Grabitja në Rinas: SPAK kërkon 19 vite burg për Talo Celen

Grabitja në Rinas, SPAK kërkon 19 vite burg për Talo Çelën.

SPAK ka kërkuar 19 vite burg për Talo Çelën në lidhje me grabitjen në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, ngjarje e ndodhur më 9 Prill 2019. Aktualisht Talo Çela ndodhet në kërkim nga autoritetet policore.

Kjo ishte edhe arsyeja pse çështja në ngarkim të tij u nda nga pjesa tjetër e të akuzuarve në lidhje me grabitjen e parave.

Talo Çela, që prej vitit 2019 rezulton të jetë personi më i kërkuar në Shqipëri. Ai është 53 vjeç me origjinë nga Elbasani.

Kujtojmë se për vjedhjen e 5.4 milionë Eurove u gjetën fajtorë dhe janë dënuar me 122 vite burg në total 7 persona të tjerë. Mes tyre janë Kelment Çala, i konsideruar si një nga njerëzit kryesorë në organizimin dhe finalizimin e grabitjes si dhe vëllai i tij, Eldi Çala, respektivisht me 20 dhe 17 vjet burg.

Në ngjarjen në fjalë, disa nga të pandehurit u futën me një furgon brenda perimetrit të sigurisë së aeroportit, iu afruan një avioni dhe nën kërcënimin e armëve morën vlerën e konsiderueshme të parave.

Në largim, gjatë ndjekjes së policisë, në rrethana që ende nuk janë qartësuar nga hetuesit u vra një prej grabitësve Admir Murati, i konsideruar po ashtu një nga personat kyç në organizimin e grabitje

 

Fraksion.com