AktualitetPolitikëTë fundit

“Të ngrihen helikopterët e të hidhen lëndë…”, ish-ministri Tahiri pasi doli nga SPAK: I qëndroj pikë për pikë asaj që kam thënë. U pyeta përdatën 21 janar …

Ish- ministri Saimir Tahiri u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme.

Pas 1 orë e 20 minuta para prokurorëve të SPAK, ish ministri u shpreh për mediat se ishte thirrur për t’u pyetur në lidhje me “21 janarin” dhe një kallëzim të bërë në vitin 2015 prej tij.

“U pyeta për rolin që kam pasur në datën 21 janar dhe kallëzimin që kam bërë në vitin 2015. I qëndroj pikë për pikë asaj që kam thënë. Roli im ka qenë protestues. Të gjithë kemi qenë protestues. Është një ngjarje që duhet zbardhur. Shpresoj shumë të zbardhet”, deklaroi ai pasi doli nga SPAK.

Referuar fjalës së tij në Kuvend në 2015, Tahiri pretendon se Basha është personi që ka dhënë urdhër për hedhjen e lëndëve kimike mbi protestuesit.

 

 

“Ministri juaj i Brendshëm ka dhënë urdhër që të ngriheshin helikopterët dhe të hidhnin lëndë homogjene mbi demonstruesit tek piramida . 21 janar, në librin e shënimit rezulton: Gjenerali, ora 14:54 urdhri asnjë lloj zjarri pa zbatuar ligjin kundër demonstruesve, por edhe kjo është e korrigjuar dhe mbi të ishte shkruar, asnjë lloj zjarri pa dhënë urdhër. Të dy shënimet duket me sy të lirë që janë të korrigjuar. Po kështu rezulton nga kqyrja se vetëm në datën 21 janar ka falsifikim dhe korrigjim të urdhrave, në këto kushte SHKB ka depozituar sot kallëzimin për bashkën në akuzën shpërdorim detyre i cili ka dhënë një urdhër të kundraligjshëm pasi nuk është në kompetencën e ministrit drejtimi i operacionit dhe përdorimi i lëndëve kimike.  Kjo është padia e depozituar sot për një ministër që rezulton se ka dhënë urdhër të ngrihet helikopteri dhe të hedhë lëndë kimike ndaj protestuesve”, shprehej Tahiri më shumë se një dekadë më parë, shkruan BW.

 

Fraksion.com