Policia “mësyn” në Universitetin ”Aleksandër Xhuvani”, kush janë pedagogët që janë nën hetim
Policia ka organziuar një operacion të befasishëm ditën e sotme në Univestietin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.
Raportohet se janë arrestuar disa pedagogë, të cilët akuzohen nga studentët për korrupsion.
Ndërkohë janë zbardhur emrat e pedagogëve të cilët janë nën hetim për korrupsion pasiv dhe aktiv, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.
Mësohet se urdhrin për ndalimi ne tyre e ka dhënë prokurori Xheljan Seferi, teksa ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, për korrupsion pasiv. Raportohet se ata janë pezulluar edhe nga detyra.
EMRAT E PEDAGOGËVE:
- 1. Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme;
- 2. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin;
- 3. Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore;
- 4. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës;
- 5. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë;
- 6. Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit ;
- 7. Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor në fëmijërinë e hershme.
Pedagogët i përkasin Fakultetit të Ciklit të Ulët dhe dyshohen për korrupsion aktiv dhe pasiv me disa studentë të këtij fakulteti, të cilët në këmbim të kalimit në lëndët ngelëse në muajin shtator kanë paguar pedagogët. Raportohet se Prokuroria ka lëshuar masa ndalimi për 5 profesorë dhe një sekser.
Fraksion.com