AktualitetTë fundit

Përfundon gjyqi ndaj Ruben Saraives, akuza e avokatit: Prokuroria e Lezhës hesht. Ka telefonata dhe mesazhe në Sky Ecc

Përfundon gjyqi ndaj Ruben Saraives.

Sërish avokati kërkon masë më të lehte sigurie ndaj klientit të tij, po ashtu sërish nuk kanë munguar akuzat ndaj prokurorisë së Lezhës ku thotë se nuk ka prova për mbajtjen e tij në burg gjatë hetimit.

Sipas avokatit mbrojtës prokuroria duhet të merret dhe me bisedat që dolën në Sky Ecc.

Po ashtu ai thotë se prokuroria nuk ka sjellë fakte të reja dhe kërkon masë më të lehte sigurie për klientin e tij.

“Ishim në gjykatën e Lezhës për të riparë masën e sigurimit për shtetasin në hetim Ruben Saraiva. Prokuroria nuk solli asnjë provë të re, nuk kishte asnjë hetim të ri lidhur me ecurinë e çështjes. Jemi në pikën 0, ku Prokuroria nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt që ky shtetas të vazhdojë të masën e sigurimit ‘arrest në burg’.

Prokuroria është e paqartë dhe e pavendosur. Është në heshtje të plotë për sa i përket zbardhjes së ngjarjes. Të zgjerojë hetimet duke marrë parasysh edhe telefonata apo mesazhe që janë në encro chat. Saraiva është arrestuar pa prova, do kërkojmë lirimin e tij, por jemi në momente procedurale. Jemi të bindur për pafajësinë e tij.

Prokuroria është treguar neglizhente dhe e paaftë për ta zbardhur këtë ngjarje. Nuk e di çfarë pret, të mbash një person nën hetim se do gjejmë ndonjë provë rrugës… kjo nuk më duket mënyrë hetimore që Prokuroria shqiptare e ka kthyer në modë”, u shpreh avokati.

 

Fraksion.com