Kanye West bën realitet makthin më të madh të ish-bashkëshortes Kim?
Një burim i afërt me Kanye West, iah-bashkëshorti i yllit të reality show Kim Kardashian, ka bërë me dije se reperi po mendon ta kalojë gjithë jetën e tij në një emision televiziv reality, i ngjashëm me serialin e njohur amerikan të ish-gruas së tij, The Kardashians.
“Ai mund t’i përfshijë fëmijët, gjë që, natyrisht, do të ishte makthi më i keq i Kim,” vazhdoi të zbulonte burimi.
Kjo gjë vjen pasi sipas raportimeve të RadarOnline Kim po planifikon të dërgojë West në gjykatë, që të sigurohet që fëmijët që ndan me të të qëndrojnë në SHBA. Rikujtojmë që Kim dhe Kanye janë prindër të katër fëmijëve: North, Saint, Chicago dhe Psalm.
Fraksion.com