AktualitetPolitikëTë fundit

“I njëjti kallëzim”, Luan Baçi flet pas daljes nga SPAK: Çështja është hetuar njëherë

Deputeti i PD-së Luan Baçi ka folur pas daljes nga SPAK. Luan Baçi tha se ka shkuar në SPAK për një çështje që është hetuar më parë, për të cilën është bërë rikallëzim.

“Shkova për një çështje që është mbyllur njëherë, u rikallëzova. U rikallëzova dhe njëherë nga i njëjti personu  mjeran, çështja është mbyllur. Pasuria ime është hetuar me muaj të terë dhe më pas çështja u mbyll”.

Ka bërë përsëri të njëjtin kallëzim. Gjithsesi unë përsëri u përgjigja, por ndoshta dhe SPAK-u si të vëmendshëm që janë për t’u bërë qejfin dhe qytetarëve, unë përsëri u paraqita.

Çfarë u thashë këtu deklarova. Nuk ishte prokuror, ishte punonjës i BKH-së”, tha Baçi.

 

Fraksion.com