“Burrë s’kam, po kam një tigër”, Bleona Qereti rrëfen planet e së ardhmes
Këngëtarja Bleona Qereti është rikthyer në botën e muzikës me projektin e ri, Stani, ku ironizon mungesën e një burri.
Në një intervistë të fundit, Bleona tha:
“Është e vërtetë që nuk kam burrë dhe e solla këtë në ‘Stani’ si një mënyrë për të ironizuar. Kjo ideja ‘Nuk kam burrë’ quhet si handicap dhe nuk është fare ashtu. Prandaj thashë ‘Ups, harrova që nuk kam burrë’ në këngë. Burrë s’kam, po një tigër e kam”.
Po ashtu, Bleona ka rrëfyer edhe planet për t’u bërë nënë dhe dëshirën që ka për të pasur një familje.
“Për faktin që këtë intervistë po e ndjek Oli, e cila është në Shqipëri bashkë me babin. Doja të thoja që kam në plan për t’u martuar, për të bërë fëmijë. Jo realisht nuk po e ironizoj sepse realisht janë në planet e mia, të afërta apo të largëta nuk e di sepse nuk jam Zoti.
Por duke qenë se tani pothuaj unë karrierën time e kam vënë në një lloj vije aty ku unë dua që të eci ujë si Bleonë dhe si artiste, tani pjesa tjetër sigurisht është ajo private, e cila ka nevojë për një balancim,” u shpreh Bleona.
Fraksion.com