“Shqipëria të shpopullohet dhe skenarin e Čubrilović”, Flamur Noka: Ne jemi në një betejë pa kthim
Deputeti i PD-së Flamur Noka deklaroi sot se opozita është në një betejë për demokracinë dhe pluralizmin. Para Parlamentit, pasi nuk u la të hynte në seancë bashkë me kolegët e tjerë, Noka tha se kjo sallë nuk është vetëm për ata që kanë votuar patronazhistët, ata që kanë marrë votën e korrupsionit dhe mafies dhe se përfaqësuesit e popullit opozitar trajtohen si armiq.
“Ne jemi në një betejë pa kthim për demokracinë dhe pluralizmin në këtë vend. Ne insistojmë në betejën tonë dhe nuk do tërhiqemi. Ne përfaqësojmë popullin opozitar. Kjo sallë nuk është vetëm për ata që kanë votuar patronazhistët, ata që kanë marrë votën e korrupsionit dhe mafies. Përfaqësuesit e popullit opozitar trajtohen si armiq. A mund të pranohet në 2024 kjo sjellje ndaj opozitës. A mund të pranojmë që Edi Rama të instalojë monizmin në 2024. Të trajtohet Shqipëria si plaçkë tregu nga ana e qeveritarëve? A mund të pranojë opozita që Shqipëria të shpopullohet dhe skenarin e Čubrilović ta zbatojë Edi Rama, një shqipfolës. A mund të pranojmë që Shqipëria të qeveriset nga krimi i organizuar. Narkopolicia me urdhër të nipit të Enver Hoxhës dhe narkopolicit Proda ka kallëzuar në kundërshtim me çdo ligj deputeten pse ishte në një aksion të mosbindjes civile brenda. Ky është një puç dhe ky SKAP-i i Dumanit në vend të hetojë policinë që ka kaluar kompetencat e ligjit, për dhunën ndaj deputetëve, si një organizatë kriminale me mercenarë të regjimit, thërret deputeten në SKAP. Këtu ku zhvillohet puçi në mes të ditës dhe ku SKAP-i është një nga anëtarët e puçit kundër shtetit, lind e drejta të luftojmë për atë demokraci që kemi luftuar dhe 30 vite më parë”, deklaroi Noka.
Fraksion.com