AktualitetPolitikëTë fundit

“Shoh veten në pasqyrë….”, Gjekmarkaj: Shoku Pandi i shkruan Kronikës, nuk dimë më ku kemi kokën….

Nga Agron Gjekmarkaj

Eh, vëlla, vëlla, si erdhën këto kohëra …eh ! Nuk dimë më ku kemi kokën, madje as koka nuk na duhet gjë! Mjafton bash-KOKA që kemi në krye, jo rradakja mbi shpatulla!

Per foton e cv-së që i nisa me terhoqi verejtje, pasha Zotin, pse kaq i zymtë, më tha, mos e ke këtë vengersi formë disidence ndaj epokes së lumturisë që Babo i ka dhënë ketij qafir milet qe po e lodh e plak?!
Mejtimet e brëndeshme e trazimet më bënë të marr kartë e penë të ndaj ca daramete , të të bëj ca kritika e të të marr një mendje!

Sa zili ja kam atij merhumit Bakes, salltaneti salltanet, gjumi gjumë, udhetimi udhetim!
Po ti mos e bëj atë letren publike që me the per represionin ndaj opozites …..hë mo atë që do e filloje me i dashur merhum !

Me zhgenjeve shume në mbledhje me këta të parlamentit europian ! Pse do thuash ti? Ja fliste shoqja Pirdeni, filiz i ri i partisë, e ti zgerdhiheshe, në vend që te merrje shenime se atë Babua e nxorri dhe në podcast !
Tonit desh i ra zali se atij ju bë dora ujë, duke e rishkruar fjalimin e saj! Pastaj ç’qe ajo fjali “ Zoti të faltë” drejtuar Tonit, sikur ai po thoshte budallalleqe, po edhe nëse , ato i kanë hije atij, more i uruar, e stolisin! Ky stan këtë bylmet ka.

Mbete pa fjalë kur reformatori i madh Xhafa, qe po ia ndreq samarin miletit qysh prej s’mbahet mend, vititt 1984, mori llafin per të rrefyer se ç’reforma të medha do ti lërë peshqesh vatanit qerratai!
Vetem shoqen Etilda-kurorën ndoqe me vemendje dhe shfaqe pikellim kur ajo iku, ndonese Jorushi i Tabakeve te qortoi dy a tri herë per kete kristianizem të theksuar!

Po ky Gaz Bardhi more ? Pu pu pu pse është me i zi se djalli? Mban një dosje në dore si Shën Pjetri tek dera e Parajses , dhe na thotë me të zgerdhirë ketu te kam ty e atje atë tjetrin , ndaj kthehu mrapsht! Mos bëftë hajer, mos bëftë, i paudhi!

Per Braçen jam në merak të madh! Ti e mban mend kur i permbysi karrigen Babos atëherë kur e hoq nga Zevendes Kryeminister? E mban e mban se ai e fali, ndersa ty të denoi 40 dite per një sullaco që i bëre tëndes nga brënda jashtë! Nuk është mirë i gjori sa të kapë vendin, një ditë i bën si kameraman dasmash Beles në Divjake, tjetren i thote Mamices s’ka si ty o marifete! Sikter!

Po ty t’i falin ato të tilla luhatje e pavendosmeri?! Unë vetë i bëj marshallah sa njerës sa tjetres që të jem i ndershem! Nuk kam kellqe te mbaj zemerimin e tyre.
Po ai Lali çe kishte atë metafore me macen “Bela” që ra në gropë që herë e hiqte e herë e vinte! Na ngriu gjakun i paudhi se na pyesin njerzia e e rrimë meit! Janë me zarar keto komente në kohë qameti.

Këtë Ditmirin nuk e marr vesh, perditë del e na thotë “ Shqiperisë i duhet kjo e i duhet ajo” po pse more nuk ka kush mendon per keto punë? Unë dhe ai mbetem t’i ndajmë!?! Po mendon Babua per Shqiperinë, mor i plaçin sytë atij dhe juve ! Më vjen tia marr atë çantën e turistit që ia kanë dhuruar në Budapest dhe tia vërvit në Lanë!

Të ka lezet shpirti me Arben Pellumbin. Po i deftonte Damos në kafenenë e Kuvendit, me mori Mamica tek Papa , aty u ngashereva, qava sa desh plasa!

Blerina tha gjynah që nuk është Laerti ti mbledhe lotet se keshtu venë dëm, se janë të dlirjes nga mekati?! Por ai i habiti të gjithë, me vrau ndergjegjia tha , çdua une ketu more maluketer, ne Papë kemi Babon ai na i qëron mekatet! Ai krijon shi dhe breshër, diell dhe vapë, madje kohët e fundit, dhe shtete. Baba Mondin e bën Mbret. Se Papa ketu t’i fal, po atje po nuk desh Babua, të punon Spaku qindin! Si gur varri fytyre e tyre!
Nikoqirin ose Niqiforin, siç e therrasim ne me perkedheli, e ke vënë në veshtersi të madhe që e nxorre tek kronika krahasimin që i bënte Babos me Sadamin. As pi, as ha, vetem dridhet si purtekë! Një ditë i shkova në zyrë , s’e gjeta, kur ç’të shoh, një këmbë dukej poshtë divanit dhe një lëng i verdhe kishte marrë udhen e dyshemesë me një duhmë amonjaku.

Po dil o mavri, dil i thashë, se të ka falur hëperhë i duhesh në Korçe se ke leka e taraf! Jo, më tha, nuk kam hallin tim, por personazhet e kronikes po shkojnë një nga një në hapsana, druaj per Babon se per vete le të ma grijnë mishin, e dridhej.

Çudi e madhe me këtë Ogin, kemi filluar t’i servilosemi fshehurazi se keto gratë e tjera bëhen xheloze! Bora që i di keto punë ka hapur llaf që atë do e kandidojë Babua për bashkinë e Tiranes! Duhej ta kishim pikasur heret begenisjen e Bores ndaj saj! Mimi di Puccini me sheh gjatë në sy e leshon psheretima “ ah vllai, vllai”! S’e di në ka lojtur nga fiqiri apo bën vete! Ai Etjen Xhafa me habit , dje hengri shtatë salçiçe e kater veze të skuqura! T’i kem si tagji në stomak, tha se nuk i dihet.

Damua e ka ndarë mendjen, të bëhet ç’ të bëhet…boll na ka dhënë Babua rybe , emer, gjë të gjallë, prona, ylefe e zahire! Po me hodhi ndonje gjë perseri sevap bën bereqavers!
Po ashtu dhe Klosin e kemi shpallur në kerkim keto kohe, po mezallah se e qet koken! Nuk dihet kush do ketë fatin e Kadri Hazbiut e Feçorrit !

Sot u pa në sallën e Mexhlisit, duke parë me adhurim Mamicën.
Netës i hanë duart dhe i qan zemra, po ç’e do se nuk ka opozite ne salle t’i hynte me shpulla. Se per shpirt ju duam në boten tjeter. Ne hell do ju piqte sidomos ty. Në yndyren tende do e ngjyente Dilua dhe Ermua kafshaten. Me raki do të pinte Ismet Beqiri në lendinë!

Per ty me erdhi mirë ( mes nesh kjo) që kishte nderhyrë Mogerini tek shefja e kabinetit të Mamices, për të lënë të hysh në binanë e zyres se te ka marrë zët ngaqe ti e ke yshtur Kostën në qendresë që ai mos t’ja bëjë kafenë dhe presë që Kali të hyjë në Trojë, atëherë kur duhet.

Te lutem, me kthe pergjigje sa më shpejt se e di që Kronika në dukje është e ashper po në shpirt e drejtë!
Selam Kryezevendes Liderit, Mulit se me ka paralajmeruar per keto mote!

Me brengë
Yti
Pandi

I dyti Vezir i Shqipërisë me këtë emër të bukuar. Mos paça fatin e të parit në fund !

 

Fraksion.com