“Roli i Kuvendit, i rëndësishëm”, i dorëzoi Spiropalit progres-raportin, Gonzato: Çfarë deklaroi për protestën e opozitës
Ambasadori i bashkimit Europian Sivlio Gonzato i ka dorëzuar kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali Progres raportin për 2024.
Në fjalën e tij për mediat, Gonzato u shpreh se parlamenti ka një rol të rëndësishëm, ndërsa nuk ka pranuar të komentojë protestën e opozitës.
“Parlamenti është një vend shumë i rëndësishëm. Duhen marrë të gjitha reformat për të përmirësuar progresin. Progresi për të mirën e Shqipërisë nuk është vetëm detyrë e mazhorancës. Opozita ta kryejë rolin e saj brenda Kuvendit. Nuk dua të komentoj për protestën e opozitës. Lexoni raportin është gjithçka aty. Shpresoj të bëjnë detyrën brenda Kuvendit”, tha ai.
Fraksion.com