Rama: Shqipëria, ndër të parat në rajon që do e ngre flamurin në oborrin e BE-së
Në konferencën e përbashkët me ambasadorin Silvio Gonzato, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria do të jetë ndër vendet para në rajon që do e ngre flamurin e saj në oborrin e BE-së.
“Ju e dini që konferenca e dytë ndërqeveritare u shty në kohë për shkak të një ngërçi politik me vëllezërit tanë në kufirin jugor. Po ashtu unë kam thënë që kjo nuk ka pikë rëndësie për ne për sa i përket progresit. Kur do të ulemi ne do jemi më përpara. Ne kemi hapur grupkapitullin e parë të negociata, ndërkohë që vende të tjera në rajon janë në negociata prej disa vitesh. Shqipëria, është i vetmi vend në rajon që në fushën e prokurimeve publike nuk ka piketa të ndërmjetme deri në anëtarësim. Shqipëria, mbetet vendi më i avancuar në pjesën e prokurimeve publike dhe është një fakt shumë kokëfortë, por që shqiptarët nuk e mësojnë dot nga mediat. Në raportin më të ri të SIGMËS, Shqipëria sot renditet me diferencë në vend të parë në rajon për standardet e prokurimeve publike”, tha Rama.
“Ne nuk kemi humbur asnjë minutë, përtej problemeve ne do e ngremë flamurin e Shqipërisë në Bruksel brenda kësaj dekade. A do bëjmë ne këtë punë gjigante deri në fund të 2027? Ne do bëjmë punë që kjo të ndodhë. Nga puna dhe faktet e punës te vendimmarrja e uljes në tryezë, ka një vendimmarrje tjetër që është politike. Ne nuk e kemi në dorë vendimmarrjen politike, ne kemi në dorë të bëjmë punën tonë. Shqiptarëve u thuhet në Shqipëri janë pesë veta që marrin çdo gjë, ndërkohë ne jemi të parët në rajon për prokurimet publike, kemi marrë maksimalen në këtë stad, nuk kemi detyra të ndërmjetme, por vetëm të konsolidojmë standardet”, tha Rama.
Fraksion.com