AktualitetPolitikëTë fundit

Minatorët protestë jashtë Kuvendit, kërkojnë miratimin e statusit të tyre

Minatorët janë ngritur në protestë ditën e sotme në ambientet e jashtme të Kuvendit duke kërkuar miratimin e statusit të minatorëve.

Ata kërkojnë miratimin e statusit të tyre në Kuvend, si dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Ata kanë paralajmëruar se do të kalojnë në grevë urie për të shprehur më tej pakënaqësinë e tyre.

Ndërkohë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka njoftuar se ditën e nesërme do të dorëzohet në Kuvend një projektligj në lidhje me statusin e minatorëve.

 

Fraksion.com