Ambasadori i BE dhe eurodeputetët hyjnë në seancë, Policia rrethon Parlamentin, çfarë po ndodh
Policia e Shtetit me forca të shumta ka rrethuar Parlamentin, teksa vijon seanca plenare. Protestuesit që protestojnë para Bashkisë së Tiranës me në krye deputetët e përjashtuar po marshojnë drejt Parlamentit.
Kjo ka bërë që policia të marrë masa dhe të dërgojë forca të shumta në institucionin ligjvënës.
Ndryshe nga hera e kaluar policia është vendosur dhe bërë gardh jashtë rrethimit të Parlamentit. Ndërkohë që ambasadori i BE ka shkuar në Kuvend bashkë me eurodeputetët për të dorëzuar raportin e Komisionit Europian.

Fraksion.com