Gonzato: KE vëren angazhimin e palëkundur të Shqipërisë drejt integrimit në BE
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, i dorëzoi sot edhe kryeministrit Edi Rama Raportin e Progresit 2024 të BE-së, miratuar një ditë më parë nga Komisioni Europian.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Gonzato tha se KE vëren angazhimin e palëkundur të Shqipërisë drejt integrimit në BE, si përparësia kyçe strategjike e vendit.
Sa i përket kriterit politik, ambasadori tha se raporti vlerëson funksionimin e institucioneve demokratike si pjesërisht të kënaqshme, kryesisht për shkak të situatës thellësisht të polarizuar politike.
Gonzato: Më lejoni të theksoj disa nga çështjet kyçe. Sa i përket raportit, raporti vlerëson përpjekjet e kënaqshme. Për shkak të mangësive të pa trajtuara në procesin zgjedhor… nevoja urgjente për të ndërtuar një dialog gjithëpërfshirës politik për të realizuar reformat.
Raport thekson nevojën për të miratuar hartën gjyqësore. Korrupsioni shqetësim serioz. Puna e shkëlqyer nga SPAK ka dhënë rezultate konkrete. Është bërë progres në luftën kundër korrupsionit falë SPAK, hetime financiare dhe forcimin e luftës kundër pastrimit të parave.
Komisioni është gati të mbështesë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat për anëtarësimin deri në fund të 2027.Raporti 2024 ofron orientim të rëndësishëm, ofron një vlerësim të drejtë se ku qëndron vendi. Raporti vlerëson funksionimin e institucioneve demokratike si pjesërisht e kënaqshme.
Fraksion.com