“Elda Hoti në SPAK sepse Spiropali ndjeu një aromë të keqe”, Bardhi: Prokurorët po bëhen qesharakë, nën hetim duhet të ishte policia
Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi foli sot pas paraqitjes në SPAK të deputetes së PD-së Elda Hoti. Bardhi tha se Hoti ishte në SPAK se Spiropali ndjeu aromë të keqe.
Bardhi tha se grupi i PD ka paditur vjedhjet dhe aferat miliona euro të kësaj qeverie, por SPAK-u nuk ka gjetur kohë për ta thirrur dhe pyetur se ku kanë shkuar 180 mln euro.
“Si përfaqësuese e qytetarëve do duhej të ishte me grupin në seancë plenare por në mënyrë qesharake, ishte thirrur në SPAK sepse Spiropali, përfaqësuese e Pëllumb Gjokës në Kuvendin e Shqipërisë, e di shumë mirë SPAK, kishte ndjerë një aromë të keqe. Dhe këtë kishte ardhur fillimisht ta nuhaste, përfaqësues i bandës së Elbasanit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe këtë SPAK-u e di shumë mirë, Ilir Proda është i emëruar nga banda në krye të policisë dhe mbi bazën e nuhatjes së tyre sot koleges time iu mor 30 minuta kohë për një qeshje qesharake. Grupi i PD ka paditur vjedhjet dhe aferat miliona euro të kësaj qeverie. SPAK-u nuk ka gjetur kohë për ta thirrur dhe pyetur se ku kanë shkuar 180 mln euro. E kuptoj që disa prokurorët duan të japin mesazhin që janë në shërbim të Edi Ramës, por të arrijnë deri në pikën sa të bëhen qesharakë, të harxhojnë kohën e tyre me çështje qesharake, zhbën besimin tek e gjitha trupa e prokurorëve. Padyshim që Policia e Shtetit nuk ka asnjë lidhje me seancën plenare dhe SPAK duhet të kishte marrë nën hetim Policinë e Shtetit që futet në Kuvendin e Shqipërisë”, deklaroi Bardhi./BW
Farksion.com