AktualitetPolitikëTë fundit

Ceno Klosi paraqitet në SPAK, merret në pyetje për rreth një orë

Ish-drejtori i Tatimeve dhe aktualisht zëvendësministër i Zëvendës Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme.

Ai u pyet nga prokurorët për gati më shumë se një orë, ndërsa pasi doli nga SPAK, ai nuk ka bërë asnjë koment për gazetarët.

Klosi po hetohet për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Hetimet ndaj ish-kryetatimorit Ceno Klosi u regjistruan mbi bazën e dy kallëzimeve të bëra nga Partia Demokratike.

“Mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar nga grupi parlamentar i subjektit politik Partia Demokratike, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.259/2023 datë 13.12.2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimi””, ishte njoftimi i SPAK disa javë më parë për News24.

 

Fraksion.com