“A do të ketë dialog me opozitën?”, Rama: Po vetëpërjashtohet, është zgjedhja e tyre legjitime
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato mbi Raportin e Progresit 2024 për Shqipërinë të publikuar nga Komisioni Europian se, dialogu me opozitën do vullnetin e tw dyja palëve.
Sipas kryeministrit, opozita po vetëpërjashtohet. Sipas tij, “Zgjedhja për të vrarë veten politikisht është legjitime nuk ndalohet dot”
“Unë jam dakord për dialogun, problemi është që kur duhet të vallëzosh duhen dy vetë dhe nuk hidhet vallja nëse të dy nuk duan ta hedhin vallen. Kush është për dialog sot është e thjeshtë, kush është i gatshëm të flasë, kush nuk është për dialog, nuk është i gatshëm të flasë. Është vetë përjashtim absolut pa asnjë bazë faktike lidhur me qasjen dhe qëndrimet tona. Është zgjedhja e tyre legjitime, jemi një vend i lirë. Zgjedhja për të vrarë veten politikisht është legjitime nuk ndalohet dot”, tha kryeministri Rama.
Fraksion.com