Masakër në Shkodër: 2 viktima dhe 2 të plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri. Ekzekutohet vëllai i Ibrahim Licit
2 viktima dhe 2 të plagosur rëndë si paojë e një atentati në Shkodër i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure te rrethrrotullimi i “5 heronjve”, në lagjen Dobraç. Nga burime policore bëhet me dije se dy viktimat kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Referuar burimeve policore nga një automjet është hapur zjarr ndaj një tjetër automjeti me targa kroate. Me breshëri plumbash është qëlluar një automjet tip “Benz S Class” me targa kroate (qyteti i Splitit).
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe 5 ambulanca.
Fraksion.com