Të paktën 25 fëmijë në mesin e dhjetëra të vrarëve në sulmin ajror mbi Gazë, thotë ministria e shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka thënë se numri i personave të vrarë nga një sulm ajror herët të martën në Beit Lahiya është rritur në 93, duke shtuar se në mesin e të vdekurve janë 25 fëmijë.
Ministria kishte thënë më parë se 77 persona u vranë ose u zhdukën në sulmin në veri të Gazës.
Sipas gazetarëve vendas, disa trupa po varrosen menjëherë në varre të improvizuara, sepse vendet zyrtare të varrimit janë shumë të rrezikshme për t’u aksesuar. Një video tregoi përgatitjen e një vendi varrimi masiv në një treg lokal.
Një burrë, Abu Mohammad Abu Naser, i cili tha se ishte në një ndërtesë që u godit, shtoi se kishte rreth 200 njerëz brenda, duke përfshirë fëmijë dhe të moshuar. Ai tha se kishte humbur gruan dhe katër fëmijët, si dhe babain dhe vëllezërit e motrat.
“Të gjithë janë zhdukur,” tha Ebu Naser. Ai shtoi se shumica e banorëve ishin anëtarë të zhvendosur të një familjeje të gjerë.
CNN po i drejtohet ushtrisë izraelite për koment mbi objektivin e sulmit. Ajo filloi një fushatë të përtërirë tokësore dhe ajrore në Gazën veriore në fillim të muajit.
Fraksion.com