AktualitetPolitikëTë fundit

“Të gjithë drejt Surrelit”, Noka: Policia të mos provokojë protestuesit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ka bërë thirrje policisë që të mos provokojë protestuesit. Në të kundërt ai paralajmëroi se të gjithë do të shkojnë drejt Surrelit, shtëpisë së kryeministrit Edi Rama.

I bëj thirrje që të tërheqë narkopolicinë nga provokimi i qytetarëve, në të kundërt sot destinacioni i qytetarëve do të jetë Surreli. Çdo provokim i protestuesve paqësorë do të ketë një përgjigje, të gjithë drejt Surrelit. Po nuk larguan këta narkopolicë Surreli do të jetë destinacioni i protestuesve”, tha Noka.

Kujtojmë se opozita proteston prej orës 17:00 duke bllokuar 6 akse kryesore të rrugëve në vend./klantv


Fraksion.com