AktualitetPolitikëTë fundit

“Rrugaç”,- Fredi Beleri nuk futet në Kryesisë së Kuvendit- , qytetari i kujton masakrën e Peshkëpisë

Ish-kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri ndodhet në Tiranë si pjesë e delegacionit të eurodeputetëve të Parlamentit Europian për të marrë pjesë në takimin e 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Beleri ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit pas grupit të eurodeputetëve, teksa është përballur me praninë e madhe të mediave, por edhe akuza nga kalimtarë të rastit. Siç shihet në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”, Belerit i kujtohet nga një qytetar Fatmir Shehu, oficeri i vrarë në Masakrën e Peshkëpisë, si dhe roja Arsen Gjini, një ngjarje për të cilën ka qenë i akuzuar. Po kështu ai është përballur me fyerje dhe akuza.

“Si ndihesh që e ke…Fatmir Shehun atje, si ndihesh? Po Arsen Gjinin zoti Beleri? Turp! O rrugaç kush të futi ty deputet?”, dëgjohen qytetarët, teksa Beleri nuk ka reaguar, por ka vijuar rrugën.

Më pas ai i është afruar derës së Kryesisë së Kuvendit për të hyrë brenda, por e ka gjetur të mbyllur. Takimet e eurodeputetëve me komisionet parlamentare kishin nisur ndërkohë.
10 eurodeputetë nisën takimet në kryeqytet, ku takimi i planifikuar të mbahej në Kryeministri me kreun e qeverisë Edi Rama, është mbajtur në hotelin ku eurodeputetët janë akomoduar.

Kujtojmë se Beleri i është bashkuar me vonesë takimit me grupet parlamentare dhe në momentin që ka mbërritur në Kuvend, e ka gjetur derën të mbyllur.

Ka qenë personeli ai që më pas i ka hapur derën duke e lejuar të jetë pjesë e takimit.

Grupi i eurpodeputetëve do të pritën më vonë nga kryetarja e Kuvendit Elis Spiropali dhe në orën 15:15 do të nisë takimi i 18 i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, që do të fokusohet në katër tema: Sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit; Liria e medias dhe zgjedhjet; Zhvillimi Ekonomik dhe Turizmi; Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal.

Hapja e takimit, do të bashkëdrejtohet nga Toni Gogu, në cilësinë e kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Marco Tarquinio, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian.

Në pjesën e parë të takimit do të marrin pjesë: znj. Adela Pirdeni, Ministër Shteti për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Sh. S. Znj. Martina Kasnyik, Ambasadore e Hungarisë në Shqipëri; Sh.T.Z. Silvio Gonzato, Ambasadori i Delegacionit të BE-së dhe znj. Silda Anagnosti Çepe, zëvendësministre për Europën dhe Punët e Jashtme.

 

Fraksion.com