Përfaqësues nga 24 vende mblidhen në Tiranë në Forumin e Funksioneve të Rojës Bregdetare Mesdhetare
Forumi i Funksioneve të Rojës Bregdetare Mesdhetare do të zhvillojë nga data 29-31 tetor mbledhjen e tij të radhës në Tiranë, organizuar nga Forca Detare/Roja Bregdetare shqiptare.
Ky forum, që ka për qëllim të rrisë bashkëpunimin midis agjencive të rojave bregdetare të vendeve mesdhetare mbledh përfaqësues nga 14 shtete anëtare, dy shtete vëzhguese, përfaqësues nga pesë agjenci dhe institucione të BE-së, si dhe organizata ndërkombëtare dhe institucione kombëtare.
Tema kryesore e forumit për këtë vit është “Sfidat e Reja në Detin Mesdhetar: Ekonomia Blu, Tranzicioni Ekologjik dhe Funksionet e Rojës Bregdetare”. Gjatë dy ditëve të forumit, do të zhvillohen katër panele me fokus në praktikat më të mira dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve.
Forumi MCGFF është një mundësi e shkëlqyer për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe për të adresuar sfidat e zakonshme në detin Mesdhe, duke promovuar një qasje të përbashkët për ruajtjen e burimeve dhe sigurisë detare.
Forumi i Funksioneve të Rojës Bregdetare Mesdhetare (MCGFF) është një platformë vullnetare, jo politike dhe e pavarur, e përbërë nga 24 vende mesdhetare.
Takimi i parë i MCGFF me iniciativën e Italisë u zhvillua në Gjenovë, në vitin 2009.
Takimet e mëpasshme të forumit respektivisht janë zhvilluar në Francë, Spanjë, Portugali, Itali, Turqi, Francë, Marok, Itali dhe Shqipëri.
Fraksion.com