Nën hetim nga SPAK, reagon kryebashkiaku i Devollit: Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji
Kryebashkiaku i Devollit Eduard Duro ka reaguar pas lajmit se SPAK e ka marrë të pandehur për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi ka licencuar një pikë karburanti e cila ishte ndërtuar pa leje.
Duro deklaron se ka firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji duke zbatuar detyrën e tij.
“Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji, nuk bëhet fjalë për shpërdorim detyre. Sektori i tatim taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit. Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit “Genci Petrol”.

Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie”, ka deklaruar Duro.
Fraksion.com