“Kushte dinjitoze”, Rama: Dyfishim i hapësirave në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë
Spitali Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë është drejt përfundimit, ku me ambiente të reja dhe kushte dinjitoze do të jetë në funksion të pacientëve.
“Drejt përfundimit punimet në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” Vlorë. Kushte dinjitoze për pacientët dhe dyfishim të hapësirave për stafin psiko-social e mjekësor”, shkruan kryeministri në Facebook.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po rikonstrukton dy godinat e Spitalit Psikiatrik të Vlorës, atë të sëmurëve kronikë dhe për të sëmurat kronike. Godina e re dykatëshe për pacientet shënon një tjetër hap për fuqizimin e kapaciteteve të specializuara të shëndetit mendor, si dhe për të shtuar gamën e shërbimeve shëndetësore.
Fokusi i punës së MSHMS-së është parandalimi, diagnostikimi, trajtimi dhe ofrimi i shërbimeve të shëndetit mendor nëpërmjet përmirësimit të programeve mbështetëse socio-shëndetësore edhe pranë Kujdesit Shëndetësor Parësor.
Fraksion.com