AktualitetBota+Të fundit

Izraeli ndalon agjencinë e OKB-së që ndihmon refugjatët palestinezë

Izraeli miratoi të hënën një ligj të hënën që ndalon a agjencinë e OKB-së që ndihmon refugjatët palestinezë, UNRWA që të operojë në vend. Ligji mund të ndikojë në punën e saj në Gazën e shkatërruar nga lufta.

Ligjvënësit që hartuan ligjin cituan, siç u shprehën, “përfshirjen e disa punonjësve të UNRWA-s në sulmin e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit dhe faktin që punonjës të saj ishin anëtarë të Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura.

Ligji ka alarmuar Kombet e Bashkuara dhe disa nga aleatët perëndimorë të Izraelit, të cilët druhen se kjo masë do të përkeqësojë më tej situatën e rëndë humanitare në Gazë, ku Izraeli lufton prej një viti kundër militantëve të Hamasit. Masa ligjore e ndalimit të veprimtarisë nuk i referohet operacioneve në territoret palestineze apo gjetkë.

“Punonjësit e UNRWA-s të përfshirë në aktivitete terroriste kundër Izraelit duhet të mbahen përgjegjës. Duke qenë se shmangia e një krize humanitare është po ashtu thelbësore, ndihma e qëndrueshme humanitare në Gazë duhet të vazhdojë tani dhe në të ardhmen,” shkroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në mediat sociale pas votimit.

90 ditët përpara hyrjes në fuqi të ligjit dhe më pas ne jemi të gatshëm të punojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të siguruar që Izraeli të vazhdojë të lehtësojë ndihmën humanitare për civilët në Gazë në një mënyrë që nuk kërcënon sigurinë e Izraelit”, shtoi ai.

Parlamenti miratoi gjithashtu një shtesë në ligjin e ri sipas së cilës autoritetet izraelite nuk mund të kenë më kontakte me UNRWA-n, por mund të bëhen përjashtime në të ardhmen.

Philippe Lazzarini, kreu i agjencisë UNRWA, e cilësoi votimin një “precedent të rrezikshëm” që kundërshton kartën e OKB-së dhe shkel detyrimet e Izraelit sipas ligjit ndërkombëtar.

Kjo është e masa e fundit në kuadrin e fushatës për diskreditimin e UNRWA -s dhe goditjes së rolin të saj në ofrimin e ndihmës dhe shërbimeve për refugjatët palestinezë,” shkroi ai në platformën e mediave sociale X.

Agjencia e OKB-së që ndihmon refugjatët palestinezë, UNRWA , ka dhjetëra mijëra punonjës dhe ofron arsim, kujdes shëndetësor dhe ndihmë për miliona palestinezë në Gazë, Bregun Perëndimor, Jordani, Liban dhe Siri.

Prej kohësh ajo ka patur marrëdhënie të tensionuara me Izraelin, por ato janë përkeqësuar ndjeshëm që nga fillimi i luftës në Gazë dhe Izraeli ka kërkuar vazhdimisht që UNRWA të shpërbëhetd dhe që përgjegjësitë e saj të transferohen tek agjenci të tjera të Kombeve të Bashkuara.

OKB-ja tha në gusht se nëntë punonjës të UNRWA-s mund të kenë qenë të përfshirë në sulmin e 7 tetorit dhe ishin shkarkuar. Një komandant i Hamasit në Liban, i vrarë muajin e kaluar në një sulm izraelit, rezultoi të kishte punuar për UNRWA-n. Një tjetër komandant i vrarë në Gazë javën e kaluar kishte qenë punonjës i ndihmave të OKB-së. UNRWA konfirmoi se të dy ata kishin qenë punonjës të agjencisë./VOA

 

Fraksion.com