Shqipëria kryeson Forumin e Funksioneve të Rojës Bregdetare të Mesdheut
Shqipëria mirëpret në datat 29-31 tetor Forumin e Funksioneve të Rojës Bregdetare të Mesdheut.
Ky forum zhvillohet këtë vit nën kryesimin e Shqipërisë.
Ky forum i rëndësishëm rajonal synon forcimin e bashkëpunimit për sigurinë detare në Mesdhe, përmes shkëmbimit të praktikave më të mira dhe koordinimit të operacioneve të kërkim-shpëtimit, si dhe mbrojtjes së infrastrukturës kritike nënujore.
Përfaqësues nga 21 vende të Mesdheut, agjenci dhe organizata ndërkombëtare, si dhe drejtues të institucioneve shqiptare, përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit, do të jenë pjesë e këtij forumi për të adresuar sfidat dhe mundësitë në fushën e sigurisë detare.
Ky forum do të shërbejë si një platformë bashkëpunimi për një Mesdhe më të sigurt dhe të qëndrueshëm.
Fraksion.com