Lista të sigurta për kandidatët e Metës në zgjedhje? Berisha: Është i burgosur politik. PD e hapur ndaj…
Ilir Meta ju ka ndihmuar për të strehuar kandidatët tuaj për shkak të problematikës dhe situatës juridike që kishit me logon dhe vulën e PD-së. Tashmë që Ilir Meta është në burg, në një situatë të vështirë juridike, do e ndihmonit dhe ju duke ia kthyer nderin në një farë mënyre dhe duke i siguruar lista të sigurta për kandidatët e tij në zgjedhje?
Çështja e koalicionit është një çështje e hapur. PD qëndron e hapur ndaj aleatëve të vet. Partia e Lirisë është një parti aleate.
Ilir Meta është një i burgosur politik. Siç e dini ju, Edi Rama urdhëroi pusinë ndaj tij, çoi bastardin e familjes Hoxha për të qenë i sigurt. Për herë të parë në histori, rendi ka dy policë në krye. Proda është një eksponent i krimit, mbiemër të dytë meriton Shullazi me të dhëna të implikimit të thellë.
Dhe nuk mjaftoi ky, po u mor një nga specialistët më të mëdhenj të gjobëvënies në rrugë, ish-famoz për policët rrugorë që gjobiste, u bë ministër.
A e kuptoni ju se çfarë degradimi të tmerrshëm, prandaj dhe Shqipëria në funksionimin e administratës renditet në 14 vendet me administratë më të papërshtatshme në planet.
World Justice Project i ka bërë autopsinë narkoregjimit të Edi Ramës.
Fraksion.com