Abuzimi me tenderin e naftës, SPAK: Dënimi i ish-prefektit të Kukësit të konvertohet në shërbim prove
SPAK ka shpallur pretencën për ish-prefektin e Kukësit Granit Gjanën dhe në përfundimm ka kërkuar që dënimin ta shlyejë më dy vite shërbim prove. Pretenca u shpall nga Manjola Kajana.
Granit Gjana u pezullua nga gjykata me urdhër të prokurorëve të posaçëm. Bëhet fjalë për abuzimin me tenderin me vlerë 21 milion lekë për një karburant.
Prokurorja e çështjes thotë se Granit Gjana e ka penguar garuesin në mënyrë të padrejtë, duke mos lëshuar një dokument bashkiak, mungesa e të cilit solli skualfikimin nga dy procedura tenderimi.
Fraksion.com