AktualitetTë fundit

Tentoi t’i merrte jetën prindërve, Gjykata e Fierit merr vendimin për 42-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Fierit dhe jo vetëm përpara pak ditësh, ku një 42-vjeçar i vuri flakën shtëpisë në mënyrë që prindërit e tij të moshuar të vdisnin.

Sakaq Gjykata e Fierit ka vendosur “Shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik” për 42-vjeçarin Altjon Sulejmanaj.

Mbi autorin rëndojnë tre vepra penale: “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare “ , mbetur në tentativë”, “ Dhuna në familje”, dhe “ Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Dyshohet se Sulejmanaj vuan nga probleme të shëndetit mendor ndaj dhe Gjykata ka vendosur shtrimin e tij në spital psikiatrik.

 

Frakdion.com