AktualitetTë fundit

Sot me orë të re, çfarë ndodhi pas mesnate

Në mesnatën e 27 tetorit akrepat e orës u kthyen  60 minuta pas. Nga ora 03:00, akrepat shkuan në 02:00.

Kështu, do të mund të flihet një orë më shumë gjumë, por pasditet do të ketë një orë më pak dritë natyrale. Akrepat lëvizën  vetëm në orët analoge, pasi të gjitha pajisjet e tjera digjitale të lidhura me internet u përditësuan automatikisht me orarin e ri.

Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri në 31 mars 2025, kur si gjithmonë në orën 03:00 të mëngjesit do të hyjë në fuqi ora verore.

 

Fraksion.com