Berisha komenton takimin e Ramës me diasporën në New York: Në SHBA duhet të pritet vetëm me protesta
Ish-kryeministri Sali Berisha komenton takimin e kryeministrit Edi Rama me diasporën në New York.
Berisha: Miqtë e mi, në emër tuaj, në emër të të gjithë demokratëve, të mbarë opozitarëve shqiptare, ju përcjell përshëndetjet më vëllazërore, mirënjohjen më të pakufishme atyre vëllezërve dhe motrave, qytetarë shqiptaro-amerikanë që sot u mblodhën në një protestë historike kundër Pashiqit të Tiranës.
Kundër kryehajdutit të kombit dhe e strukën, e zverdhën aty ku ishte futur.
Mirënjohje vëllezër dhe motra, beteja juaj për Shqipërinë, beteja juaj për kombin është oguri i fitores tonë.
Të dashur miq, sot qindra e qindra shqiptarë, atdhetarë, patriotë, të cilët nuk mundet kurrë të pranonin tradhtarin më të madh të historisë së kombit, argatin publik të Aleksandër Vuçiçit, njeriun që duke shkelmuar gjakun e dhjetëra po dhe qindra e mijëra shqiptarëve të rënë gjatë një shekulli për lirinë e Kosovës, pavarësinë e saj, kërkonte ta ndante copë copë me Beogradin, vetëm e vetëm për të plotësuar dëshirat, për të zbatuar projektet ogurzeza antishqiptare të racistëve serbomëdhenj në Beograd.
Sot shqiptarët në Nju Jork, metropolin e SHBA dhe të botës, i dhanë mesazhin më të shkëlqyer shqiptarëve se Edi Rama, ky kryehahajdut i kombit, ky armik i egër që ka zbrazur Shqipërinë sa asnjë pushtim tjetër, në SHBA nuk mund të pritet veçse me protesta.
Me protesta të fuqishme. Dhe ata u treguan qytetarëve të Nju Jorkut, por edhe zyrtarëve të SHBA se miku i Aleksis Sorosit është armik i egër i kombit shqiptar. Dhe se ai, është një diktator i urryer nga çdo shqiptar i vërtetë.
Fraksion.com