AktualitetPolitikëTë fundit

Rama:do të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e BE

Kryeministri Edi Rama  do të marrë pjesë në takimin me shqiptarët e Amerikës në Nju-Jorku.

Ditën e shtunë 26 tetor, Rama do të jetë në të parin takim pas vendosjes të së drejtës së çdo shqiptari jashtë Shqipërisë, për të zgjedhur drejtimin dhe udhëheqjen e vendit për katër vitet e ardhshme duke votuar nga aty ku banon jashtë atdheut.

Në Time Square është vendosur logo e eventit për Ramën. Pamjet janë parë në 7 Avenue 38th Street Manhattan.

“Në New York për takimin me shqiptarët e Amerikës. Krenar për Shqipërinë që sot përflitet me fjalë të mira kudo në botë dhe plotësisht i vetëdijshëm për sfidat e jashtëzakonshme të rrugës drejt majës së 2030, kur me fuqinë e bashkimit tonë përtej gardhit të sherrnajës së oborrit politiko-mediatik të Tiranës, do të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Bashkimit Europian”, u shpreh ai, në një postim në rrjetet sociale.

Në kuadër të turit të tij të bashkëbisedimit me diasporën, Rama është takuar me shqiptarët që jetojnë në Greqi si dhe shqiptarët në Itali, dy vendet me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë.

Rama po ashtu ka njoftuar rikthimin në Greqi, këtë herë në Selanik më 3 nëntor.

 

Fraksion.com