Ngjarje tronditëse në Tiranë: Djali tërheq zvarrë nënën e moshuar
Rastet tronditëse në Shqipëri nuk kanë fund. Një i ri Zall-Dajt, Tiranë, akuzohet për abuzim të vazhdueshëm ndaj nënës së tij.
Alban Mansaku, banor i zonës, akuzohet për dhunë sistematike ndaj nënës së tij, Razie Mansaku. Në një video të publikuar nga mediat, ai shihet duke e tërhequr zvarrë dhe duke përdorur gjuhë fyese e ofenduese ndaj saj.
Mansaku raportohet se ishte në gjendje të rënduar nga alkooli dhe droga, gjë që ka përkeqësuar sjelljen e tij agresive ndaj nënës. Abuzimi është bërë i përsëritur.
Fraksion.com