AktualitetPolitikëTë fundit

“Me Besjanin kam një djalë, që nuk ia njeh atësinë”, çfarë deklaroi në gjykatë ish drejtoresha e Kadastrës Durrës

SPAK sot mbylli hetimet për ish drejtoren e Kadastrës Rajmonda Dashi e cila akuzohet se ka pastruar paratë e krimit të vëllezërve Besjan e Leonard Ramaj që jetonin në Belgjikë. Vëllezërit bashkëpunonin përveçse me Dashin, edhe me administratorin e kompanisë Ledio 04, Ardjan Malasi duke i dhënë para cash për blerjen e pasurive të paluajtshme me qëllim pastrimin e parave. Tashmë dosja për të katërt është dërguar në GJKKO.

Sakaq, kujtojmë se në seancën e fundit, më 28 tetor 2023 në SPAK, Rajmonda Dashi pat mohuar akuzat por pat deklaruar se kishte njohje me Besjanin, njërin nga vëllezerit, me të cilin ka patur raport intim dhe madje ka dhe një djalë të cilit ai nuk i ka njohur atësinë.

Dashi ka thënë se kjo është e vetmja gjë që e lidh atë me dy të dyshuarit.

Ndërkohë sot SPAk ka zbuluar se Rajmonda Dashi është përfshirë në disa veprime të kryera pas vitit 2018 në bashkëpunim me të pandehurit Besjan Ramaj dhe Ardjan Malasi. Për shkak të kohës së përfshirjes në këtë veprimtari, rolit dhe veprimeve të kryera prej saj, rezulton se ka vepruar në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë dhe jo atij të veçantë, saktëson sot SPAK.

Ndërsa seancën e vitit të shkuar, Ardian Malasin, i cili ka pretenduar se akuza ndaj tij nuk qëndron, teksa ka pranuar se ka blerë një apartament nga dy vellezërit te ish stacioni i trenit, të cilin ia ka shitur Rajmonda Dashit.

 

Fraksion.com