AktualitetTë fundit

Inceneratorin e Elbasanit, SPAK kërkon 4 vite burg për Bllakon, Kokës t’i shtohet akuza “shpërdorimi i detyrës”

Në seancën gjyqësore që po mbahet në shkallën e dytë për inceneratorin e Elbasanit, SPAK kërkoi në Apelin e Posaçëm ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Në seancën që u zhvillua në Apel pas dështimit disa mujor, dy prokurorët e posaçëm kërkuan këtë të premte që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg.

Ndërsa për ish ministrin Lefter Koka kërkoi t’i shtohet edhe dënimi për akuzën e “shpërdorimit  të detyrës”.

Ish ministri është dënuar në shkallën e parë antikorrupsion me 6.8 vite burg me gjykim të shkurtuar.

 

Farksion.com