Sot gjyqi i Berishës për dosjen ‘Partizani’, ish kryeministri nuk paraqitet në gjykatë, as Malltezi
Ka nisur seanca paraparake në GJKKO për Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurit e dosjes “Partizani”, biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina.
Kreu i PD-së nuk është paraqitur në gjyq, por është përfaqësuar nga avokatët e tij.
Do të jetë gjykatësja paraprake Flojera Davidhi ajo që do të vendosë mbi fatin e çështjes.
Tre janë mundësitë, ose do të nisë gjykimi i çështjes, ose do të kthehet pas, ose çështja pushohet.
Kujtojmë se kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv”, Bektashi akuzohet për “Korrupsion aktiv”, ndërsa Begeja për “Pastrim parash”.
Fraksion.com